LSDM: Mickoski le të mendojë për dorëheqjen e vet pas humbjes së zgjedhjeve

Hristian Mickoski është në panik për shkak të hyrjes së Maqedonisë në BE dhe NATO, ndërsa pikërisht hyrja në NATO dhe rritja e pagave është humbja më e madhe e antiperëndimorit Mickoski. Kështu thuhet në reagimin e LSDM-së, ndaj deklaratave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Baby Boo

“Në agjendën e Qeverisë e udhëhequr nga LSDM janë investimet e huaja, kthimin e TVSH-së për personat fizik, rritje të rrogave dhe fitore të re në zgjedhjet e ardhshme.

Hovi ekonomik i LSDM-së e ka detyruar Mickoskin të ketë panik ngase ai mendon për interesin e vet dhe të mentorëve të tij antiperëndimor. Pas humbjes në zgjedhjet e ardhshme le të mendon për dorëheqjen e vet”, thuhet në reagimin e LSDM-së.