LSDM: Me largimin e Gruevskit ka përfunduar koha e errët për Maqedoninë


Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se koha e keqe për Maqedoninë ka përfunduar me largimin e Gruevskit nga pushteti, ndërsa për Mickoskin thonë se është mbetja e vetme e kohës së regjimit.

“Koha e errët e Maqedonisë ka përfunduar me largimin nga pushteti të bartësit të krimit Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët rrënuan ekonominë dhe e izoluan shtetin”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, tani Maqedonia po shkon përpara, ekonomia rritet dhe po krijohet shoqëri fer.

“Sado që nuk i pëlqen Mickoskit, në Maqedoni funksionon e drejta dhe shteti i së drejtës, gjyqësori është liruar nga presionet politike dhe ligjet vlejnë njëjtë për të gjithë”, thonë nga LSDM.

Baby Boo