LSDM mbrojnë qëndrimin e Pendarovskit: Mandati ndahet me 15 gusht


E mbështesim qëndrimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski se afatet për dhënien e mandatit janë në rrjedhë. Kështu komentuan nga LSDM në lidhje me situatën e fundit që u krijua se kur konsiderohet Kuvendi i konstituuar, kur verifikohen mandatet apo kur zgjedhjet kryeparlamentari?

“Përmendi edhe dje kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev se për ne është i rëndësishëm qëndrimi i presidentit të shtetit, i cili thotë se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit rrjedhin afatet se ai me të 15tin duhet ta ndajë mandatin. Kështu të qëndrojmë në këto deklarata në këto qëndrime se mandati duhet të ndahet”, tha zëdhënësi i LSDMsë Kostadin Kostadinov. Paraprakisht, nga Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski duke u kundërpërgjigjur ndaj deklaratës së kryeparlamentarit në largim, Talat Xhaferi deklaruan se afatet për caktimin e mandatarit janë në rrjedhë.

Baby Boo