LSDM: Mbi 50 mln euro në vit nga taksa ekologjike


LSDM vlerson se taksa ekologjike do të sigurojë mbi 50 milion euro në vit për investime në zhvillimin e gjelbërt, duke u arsyetuar vendosjen e taksës si pjesë e pashmangshme e politikave për një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër. Ata inkurajojnë dhe I bëjnë thirrje qytetarëve që të përdoren burimet ekologjike të cilat mbrojnë mjedisin jetësor por dhe jetën e qytetareve. Sipas tyre, taksa e gjelbër futet në një kohë kur hiqet akciza prej 3 denarë, e cila u vendos kur çmimi i naftës ishte i ulët, dhe se është e rëndësishmë se shuma e taksës ekologjike ndryshon nga lloji i derivatit dhe se taksa më e lartë është planifikuar për derivatet që ndotin më shumë mjedisin, të tilla si benzina, naftan dhe vaj ekstra i lehtë për këto është paraparë që taksa të jetë 3.5 denarë për litër, ndërsa për benzinën pa plumb, tarifa do të jetë 3.1 denarë më tepër.

Gjithashtu ata thonë se, në bazë të analizave thuhet se në këtë mënyrë në buxhetin vjetor do të sigurohen ndërmjet 50 dhe 55 milion euro. Këto fonde, sipas paralajmërimeve do të përdoren për projekte të reja ekologjike, investime në burime të ripërtëritshme të energjisë dhe të ngjashme.

Tabelë: LSDM
“Lufta kundër ndotjes sjell në mënyrë të pashmangshme pasoja financiare. Nuk duhet të neglizhohet se trajtimi i efekteve të ajrit të ndotur të ambientit në shëndetin e njeriut është dukshëm më i shtrenjtë. Pretendimet e VMRO-DPMNE-së se kjo është taksë krize janë pretendime të pavërteta. Këto tarifa do të jenë të destinuara ekskluzivisht për investime të gjelbra dhe punë të gjelbra, të cilat do të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe një mjedis më të pastër”.

Nga partia në pushtet shtojnë se vetëm në këtë mënyrë, vërtetohet se po punojmë për promovimin e sektorit të gjelbër, kështu që u bëjnë apel të gjithë deputetëve në Kuvend për të mbështetur ndryshimet ligjore që sjellin përfitime për shtetin, energjinë, mjedisin dhe cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve.

Baby Boo