LSDM-ja voton, Zoran Zaev kandidat i vetëm


Anëtarët e LSDM-së sot votojnë në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për lider të partisë në të cilat kryetari aktual i partisë, Zoran Zaev, është i vetmi kandidat. Partia thotë se votimi bëhet në përputhje me protokollin për mbrojtje nga bartja e virusit korona dhe pa asnjë problem. Zgjedhjet i zbaton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i LSDM-së në të 80 organizatat komunale, ndërsa votimi bëhet në 237 vendvotime. 68,999 anëtarë janë të regjistruar për të votuar.

Pjesëmarrja në orën 12 është 46 përqind. Votimi filloi në orën 8 të mëngjesit dhe do të zgjatë deri në orën 19:00. Në këto zgjedhje partiake, është e pasigurt vetëm kush do të jetë bashkëpunëtori më i afërt i kryetarit të ardhshëm të partisë, duke pasur parasysh ndryshimet e paralajmëruara të personelit. Përndryshe, nuk priten surpriza më të mëdha në lidhje me rezultatin e votimit sepse rizgjedhja e Zaevit është më se e sigurt.

Baby Boo