LSDM: Ja pse Mickoski dhe VMRO nuk shpalosin qëndrimin për referendumin


Të gjitha subjektet politike progresive dhe shumica e qytetarëve janë të përcaktuar për një identitet të garantuar maqedonas dhe për ardhmëri të sigurt në BE dhe NATO, vetëm Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë mbetur pa qëndrim për çështjen më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë së pavarur. Kështu thuhet në kumtesën më të re të LSDM-së,

“Mungesa e qëndrimit për çështjen më të rëndësishme, për interesat më strategjike kombëtare, tregon se VMRO-DPMNE është parti joserioze dhe e papërgjegjshme e cila mendjen e ka vetëm tek interesat personale dhe assesi tek qytetarët dhe shteti. Vallë ajo që nuk ia dolën të sigurojnë amnisti për ish krerët e partisë është arsyeja pse Mickoski dhe VMRO-ja e tij ende nuk kanë qëndrim ose nuk dëshirojnë t’i tregojnë opinionit lidhur me referendumin që do të mbahet me 30 shtator”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sipas LSDM-së, Maqedonia tashmë po bën çrrënjosjen e tërësishme të korrupsionit dhe po mundëson sundimin e së drejtës, kritere të cilat janë kyçe për integrimin e plotë të vendit në BE dhe NATO.

Baby Boo