LSDM-ja më 3 mars do ta zgjedh kandidatin për president


Partia e Zoran Zaevit, LSDM në mbledhjen e sontme vendosi të fillojë procedurat për zgjedhje presidenciale. Kandidati do të bëhet publik në Kongresin e partisë më 3 mars.

Kryesia qendrore, madje ka autorizuar kryesinë ekzekutive të partisë për të marrë vendimin final nëse duhet ose jo të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidencialet.

Vendimi final për zgjedhje të parakohshme pritet të merret gjatë javës që vjen.

Baby Boo