LSDM informon për bisedimet për formimin e Qeverisë


Në Maqedoni po vazhdojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 15 korrikut.

LSDM bëri të ditur sot se po zhvillohen bisedime serioze për formimin e Qeverisë së re, e cila do të lëviz shpejt në rrugëtimin evropian, zhvillimin ekonomik dhe reformat e thella në sistemin e drejtësisë.

“LSDM-ja filloi negociata serioze, tërësore me kryetarë dhe përfaqësues të lartë të partive politike të cilët janë pjesë e përbërjes kuvendore, për një mandat të ri katërvjeçar të një shumice të qëndrueshme në Parlament dhe formim të Qeverisë së përkushtuar, e cila do të lëvizë shpejt në rrugën evropiane dhe rrugën e ekonomisë dhe të drejtësisë. Bisedojmë ekskluzivisht për formimin e Qeverisë e cila kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, të liruar nga çdo paragjykimesh etnike apo çfarëdo qoftë nacionalizmi”, thekson Lidhja Socialdemokrate e udhëhequr nga Zoran Zaev.(INA)

Baby Boo