LSDM i kthehet edhe më ashpër VMRO-DPMNE-së: “Faji është ekskluzivisht i Mickoskit”


LSDM, nuk ka vonuar shumë dhe i është kundërpërgjigjur VMRIO-DPMNE-së, me një komunikatë për media, duke i thënë se Mickoski, duhet të dalë dhe t’u kërkojë falje qytetarëve për siç thojnë ata, gënjeshtrën se ka 61 vota.
LSDM, po ashtu ka thënë se ajo flluskë gënjeshtre, shpërtheu dje në fillim të seancës.

“Hristijan Mickoski me ditë të tëra gënjeu opinionin se ka 61 vota për shumicë të re në Kuvend dhe votë mosbesimi për Qeverinë. Dje, ajo flluskë gënjeshtre shpërtheu në fillim të seancës në Kuvend.I dëshpëruar nga disfata, Mickoski dje ka përhapur të pavërteta për gjoja kidnapimin e një deputeti dhe i njëjti deputet publikisht ka bërë të ditur se është nën kërcënime nga opozita. Për shkak të dëshirës boshe për pushtet, Mickoski u ul në të njëjtën tryezë me strukturat anti-NATO dhe anti-BE, parti që janë kundër konceptit të “Një shoqëri për të gjithë”. Për këtë dështim të fundit, Mickoski nuk duhet të kërkojë alibi dhe t’ia bartë përgjegjësinë askujt, faji është ekskluzivisht i tij”, thuhet në komunikatë.

“Populli është gënjyer sërish nga Hristijan Mickoski dhe për këtë Mickoski në vend që të shpërndajë të pavërteta duhet të turpërohet, të dalë dhe t’u kërkojë falje qytetarëve dhe pastaj të japë dorëheqjen.Qytetarët të jenë të qetë, LSDM-ja me të gjitha forcat demokratike dhe deputetët do të sigurojnë stabilitet dhe vazhdimësi të përparimit të vendit”, përfundon komunikata e LSDM-së./AlsatM

Baby Boo