LSDM i bën thirrje Mickosit të japë dorëheqje


LSDM-ja nëpërmjet një kumtesë për media tha se VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski pas humbjes zgjedhje e arrijnë kulmin e çorientimit personal.

Katastrofa politike e Mickoskit bazohej në atë që ai nuk kishte qëndrim për çështjet më të mëdha politike të rëndësishme për shtetin. Por, prej mbrëmë Mickoski shkel në një fenomen të ri negativ dhe ai është harrimi ose shkelja ndaj fjalës personale. Në mes të përballjes televizive, vetë pohoi se është kundër Qeverisë teknike sipas Modelit të Përzhinës, që dje përmes kumtesës partiake të kundërshtojë në paralajmërimin për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës.

Si duket tek Mickoski ka problem të ri, përveç që nuk dihet politikat, ekonomia dhe energjetika, ka filluar edhe të harrojë dhe të shkelë ndaj punëve kyçe të cilat vetë ai publikisht i ka thënë.

Është koha që Mickoski, drejtohu, shiko në sy dhe përkujto në premtimin tënd para zgjedhjeve – politikanët janë të mëdhenj aq sa kanë qëndrim qartë të definuar dhe po aq sa qëndrojnë në fjalën personale. Humbja jote është e madhe Mickoski, realizoje premtimin tënd të madh – dorëheqje, – thonë në kumtesën e LSDM-së.

Baby Boo