LSDM-heq dorë nga iniciativa për thirrjen e seancës së Kuvendit


Edhe një betejë e humbur e LSDM-së karshi partnerit të koalicionit ,më saktë partisë më të madhe shqiptare BDI -së pasi socialdemokratët hoqën dorë nga iniciativa për thirrjen e Seancës së Kuvendit informon TetovaSot.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për iniciativën e LSDM -së tha një ditë më herët se pas shpërbërjes së Parlamentit ka qenë i qartë se ai nuk mund të rikthehet më, pra Parlamenti.

Sipas Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi vetëm populli përmes zgjedhjeve mund t’a rikthejë Parlamentin funksional dhe se me vendimin e shpërbërjes së Parlamentit,deputetët e kanë kthyer të drejtën e përfaqësimit ,andaj nuk kanë më të drejtë për vendimmarrje dhe përfaqësim të qytetarëve përcjellë TetovaSot.

Por duket se në “grackën”e iniciativës së LSDM -së me nënshkrimin e 35 deputetëve ranë edhe partitë shqiptare PDSH,ASH, Alternativa dhe Besa ndërsa në fund vetë LSDM u tërhoq.

Baby Boo