LSDM: Ftesa për anëtarësim në NATO është sukses historik


Partia maqedonase në pushtet LSDM, ftesën e NATO-s për Maqedoninë e vlerëson si sukses historik për shtetin dhe qytetarët e saj.

Nga kjo parti thonë se dyert e NATO-s janë hapur për Maqedoninë dhe se ai është vend i sigurit për shtetin.

“Anëtarësimi në NATO është realizim i qëllimeve të larta strategjike të Maqedonisë, të vendosura që nga dita e pavarësisë. Po përmbushen detyrat dekadëshe për gjeneratat e kaluara dhe të ardhshme, po sigurohet stabiliteti dhe zhvillohet e ardhmja”, thonë nga LSDM.

Ata më tej shtojnë se pas iyolimit, paqartësive dhe stagnimit janë hapur dyert për anëtarësim në NATO dhe se identiteti dhe e ardhmja e Maqedonisë janë të sigurta.