LSDM: Filluam bisedime serioze për formimin e Qeverisë, këto janë shtyllat kyçe


LSDM bëri të ditur përmes një komunikate se kanë filluar bisedimet serioze me liderët e partive politike dhe grupet e punës për mandat të plotë katërvjeçar të një shumice stabile në Kuvend dhe formimin e Qeverisë e cila do të lëviz shpejt drejt rrugës evropiane, ekonomisë dhe drejtësisë.

Më tej thuhet se po bisedon për një Qeveri që do të luf*tojë kri*min dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, spastrimim e gjyqësorit dhe verifikimin e origjinës së parave dhe kapitalit të çdo funksionari. LSDM nënvizon se do të sjellë reforma serioze në administrate, por edhe zvoglimine saj për 20%, me më pak ministry dhe racionalizim të shërbimeve publike.

“Qeveria për të cilën po bisedojmë në vend të parë nga agjenda evropiane dhe qytetare do ta ketë ekonominë për vazhdimin e rritjes së rrogave investime tek të rinjtë dhe zhvillim të barabartë rajonal përkujdesje për të varfërit si dhe projekte tjera” thekson LSDM.

Baby Boo