LSDM: Është hapur një dritare e re bashkëpunimi mes RMV-së dhe Bullgarisë


Pas vizitës dhe takimit të djeshëm mes kryeministrave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, u bë hapi i parë, u hap një dritare e re bashkëpunimi dhe miqësie mes dy vendeve, e cila besojmë se do të rezultojë në mbështetje të integrimin evropian. Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të ndërtohen mbi parimet e bashkëpunimit, para së gjithash në ekonomi, infrastrukturë, tregti dhe bashkëpunim afarist, njoftoi sot paradite LSDM.

Sipas tyre, në këtë drejtim është edhe ngritja e grupeve punuese në disa fusha, në ekonomi, infrastrukturë, tregti, kulturë, arsim që do të thotë për qytetarët, për të ardhmen e tyre, por që janë veçanërisht të rëndësishme për të rinjtë.

“Republika e Bullgarisë ka pranuar të përdorë versionin e shkurtër të emrit kushtetues, si dhe emrin e gjatë, i cili tashmë është raportuar në Kombet e Bashkuara.

Largimi i çështjes nga procesi i negociatave përmes një marrëdhënieje harmonike dhe miqësore mes dy palëve është hapi i parë madhor në një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Baby Boo