LSDM e BDI me përpjekje për të qetësuar telashet brendapartiake, në maj rikonstruohet Qeveria?!


Mësohet se partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI në fund të majit planifikojnë rikonstruim të Qeverisë. Pas telasheve brenda partiake, pritet që në LSDM rikonstruimi të reflektojë udhëheqësinë e re që pritet të emërohet në kongresin e 16 majit. Të njëjtat burime informojnë se edhe në Bashkimin Demokratik për Integrim pritet të ketë rikonstruim, me qëllim përgatitjes së terrenit për zgjedhje lokale.

Jo zyrtarisht mësohet se 2 ministra aktual mund te propozohen për ambasadorë. Gjithashtu mund të ketë edhe rokadë dikasteresh mes LSDM-së dhe BDI-së. Nuk përjashtohet as mundësia që Lëvizjes Besa t’i merret ministria e Bujqësisë dhe t’i ofrohet ndonjë ministri më e vogël ose ndonjë drejtori.

Socialdemokratët mohojnë se po mendohet për rikonstruim të eksekutivit. “Tani për tani në LSDM nuk mendohet për rikonstruim të Qeverisë, bashkëpunimi me B DI-në dhe me të gjithë partnerët e tjerë të koalicionit është në nivel. Zgjidhjet kadrovike për pozitat udhëheqëse në ministri dhe institucione janë përgjegjësi e Qeverisë, për çdo ndryshim të ri, opinioni do të njoftohet nga Qeveria”, thonë nga LSDM-ja.

Edhe nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, mbrëmë u shpreh se nuk mendohet diçka e tillë. “Në këtë moment nuk është menduar për përmirësim ose ndryshim të kabinetit. Në komunikimin që kam pasur edhe me kryetarin e partisë, nuk është menduar një gjë e tillë”, u shpreh Arifi.
Po edhe krahas mohimeve që bëhen nga dy partitë më të mëdha në pushtet, mësohet se një kryetar aktual komune i B DI-së mund të propozohet për ministër në ekzekutiv. Ka shanse të shqyrtohet edhe opsioni i ndërrimit të Ministrisë të Financave me ndonjë ministri tjetër.

Në raste se anketat janë në favor të Florin Besimit për kryetar të Tetovës, BDI do të duhej ta tërheqë ministrin e financave Fatmir Besimin, shkaku i konflikt interesit. Në B DI shqyrtohet edhe mundësia qe përmes këtij rikonstruimi të vendoset paqe ne Degën e Çairit deri pas zgjedhjeve lokale. Nga ana tjetër, burimet tregojnë se LSDM nuk do të heq dorë nga përpjekjet për ta bindur Alternativen e Afrim Gashit që të bëhet pjesë e Qeverisë, duke i ofruar udhëheqje të institucioneve, me qellim krijimin e një shumice stabile.

Baby Boo