LSDM: E ardhmja e Maqedonisë është mbi interesat partiake


ë gjitha partitë politike, para së gjithash VMRO-DPMNE-ja duhet të shfaqin përgjegjësi për momentin historik dhe të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të saj ta vendosin mbi politikën ditore, citohet në njoftimin e sotëm të LSDM-së.

“Integrimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO është më i madh dhe më i rëndësishëm nga të gjitha partitë politike, ndërsa çështja për ruajtjen e përhershme dhe pranimin e identitetit maqedonas është larg rëndësisë së polemikave ndërpartiake”, citohet në njoftim.

Sipas LSDM-së, Maqedonia u përcaktua! Partitë politike, qytetarët, organizatat joqeveritare, janë të përcaktuar për të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe në NATO.

“E ardhmja është e njëjtë për të gjithë dhe ajo nuk njeh dallime etnike, religjioze ose politike. Për këtë, i dërgojmë ftesë VMRO-DPMNE-së, që ta shfrytëzojnë mundësinë, të tregojnë se me të vërtetë janë PRO BE-së dhe NATO-s, se janë PRO Maqedonisë evropiane. Kjo është mundësi, të cilën në vepër duhet ta tregojnë synimin dhjetëvjeçar për eurointegrime”, citojnë nga LSDM-ja.

Sipas kësaj partie “ka ardhur koha që të gjithë të jemi njëzëri në realizimin e interesave tona strategjike dhe kombëtare”.

“Në interes të së ardhmes, të gjithë duhet të përfshihen, të dalin dhe të votojnë PRO Maqedonisë evropiane”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Baby Boo