LSDM: Dyert e hapura për anëtarësim në BE dhe NATO sjellin më shumë para


Nëpërmjet një kumtese, partia maqedonase në pushtet LSDM-ja thotë se “Në gjysmën e parë të këtij viti është shënuar hyrje rekorde e investimeve të huaja direkte në Maqedoni në vlerë prej 327 milionë eurove. Që është tri herë më shumë në raport me të njëjtin vit nga viti i kaluar”.

“Është shënuar rritje tek eksporti nga zonat zhvillimore teknologjike për 17% në krahasim me periudhën e vitit të njëjtë në gjysmën e parë të vitit. Është zmadhuar edhe numri i punëtorë në industri për 7.2%”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se e gjithë kjo tregon trendin e investimeve në industrinë e Maqedonisë me tempo të përshpejtuar.

Sipas LSDM-së përfitimet nga procesi i integrimit në NATO dhe BE tashmë ndjehen dhe se dyert e hapura për anëtarësimin në BE dhe NATO sjellin më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto përfitime edhe më tej do të intensifikohen me hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe fillim i bisedimeve me BE-në, proces ku rritet besueshmëria e ekonomisë së Maqedonisë dhe sjellin më shumë investime të huaja dhe vende të reja të punës”, thonë nga LSDM-ja.

Në fund ka kjo partia thonë se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë historike, të dalim dhe të votojnë për më shume rruga, për rritje ekonomike, për Maqedonia evropiane me ekonomi të zhvilluar./Pacensure

Baby Boo