LSDM: Dje në Kuvend dështuan bllokadat


Nga LSDM theksojnë se dje në Kuvend dështuan bllokadat e VMRO-DPMNE-së, u votua rendi i ditës dhe seanca vazhdoi.

“Hristijan Mickoski nuk heq dorë nga bllokadat dhe shkatërrimet, ai shpreson se artificialisht do të krijojë krizë politike dhe do të shkaktojë dëme për qytetarët. Ai padyshim dëshiron që vendi të mos përparojë, të mos ketë sukses, të ketë probleme. Edhe vetë Mickoski thotë se procesi i bllokadave dhe i shkatërrimeve do të jetë i gjatë, ai është i lumtur vetëm atëherë. Por, edhe Mickoski edhe VMRO-DPMNE duhet ta kenë të qartë se bllokadat e tyre nuk do të kenë sukses”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje shtuan se përveç zvarritjes së punës dhe diskutimit të rendit të ditës që zgjati dy ditë, asgjë tjetër nuk arriti nga VMRO-DPMNE. “Në të njëjtën mënyrë do të dështojnë edhe bllokadat e paralajmëruara të radhës. LSDM me institucionet, me qytetarët nuk do të lejojë që Mickoski dhe VMRO ta kthejnë vendin prapa”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Baby Boo