LSDM dhe BDI fillojnë bisedimet për kandidat të përbashkët për president


Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim flasin për kandidat të përbashkët për president të shtetit. Këtë e njoftoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili theksoi se bisedimet për kandidat konsesual fillojnë që nga dita e sotme.

Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje evropiane: Sot fillojnë bisedimet për kandidat konsesual, nuk do të paragjykoja se kush do të jetë kandidati. Më shumë flasim për njeri i cili i tejkalon  linjat politike dhe etnike. Flasim për kandidat të përbashkët mes LSDM-së dhe BDI-së, si partnerë koalicioni që përfaqësojnë dy bashkësi të ndryshme entike, me të cilin që në rrethin e parë të zgjedhjeve do të shkonin në zgjedhje.

Lidhur me zgjedhjet e parakohëshme parlamentare Osmani theksoi se në aspekt partiak BDI do të donte që të shkonte në zjedhje që ditën e nesërme, megjithatë sipas sij, zgjedhjet e parakohëshme parlamentare nuk janë në interes të shtetit, pasi do të ndikonin në dinamikën për fillimin e bsedimeve. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e pjesmarrjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në rast se shantazhohen për bojkotim të zgjedhjeve presidenciale.

Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje evropiane: Nëse shantazhohemi se nëse nuk ka zgjedhje parlamentare do të ketë bojkotim të zgjedhjeve presidenciale, gjë që do të krijonte krizë institucionale që ka më shumë ndikim mbi dinamikën e integrimit  se sa vetë zgjedhjet parlamentare, atëherë do të ulemi dhe do të mendojmë. Megjithatë duke parë kështu, interesin e shtetit dhe interesin e partisë, qëndrimi ynë është ky. Interes partiak kemi që sot të shkojmë në zgjedhje, por interesi shtetëror nuk është ai.

Lidhur me ligjin e gjuhëve Osmani theksoi se këto ditë do të diskutohet se çfarë do të dërgojnë në komisionin e Venedikut, duke aluduar në normat ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat e ushtrisë dhe në banknota, si çështje diskutabile. Ai tha se personalisht mendon se nuk duhet të dërgohet asnjë normë ligjore atje, pasi sipas tij, derisa Karakamisheva është përfaqësuese e Maqedonisë në Komision, nuk do të ketë qasje objektive për të vlerësuar kushtetutshmërinë e këtij ligji. I pyetur nga gazetarët se si do të ndikonte Karakamisheva në Komision, kur përfaqësuesit e shteteve nuk vendosin për iniciativat e shteteve të veta, Osmani tha se kjo që tha paraprakisht, do të ishte perceptimi i qytetarëve, duke nënvizuar se beson në vlerësimet e Komisionit të Venedikut. Këto komente Osmani i bëri para takimit me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Majlinda Bregu.

https://youtu.be/4_ps_5qD6ts

Baby Boo