LSDM: “Arsovska 670.000 euro për punësimin e ushtarëve partiakë, ndërsa nuk ka para për subvencionimin e ngrohjes në Shkup”


Vazhdojnë përplasjet mes LSDM-së dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në lidhje me problemet e banorëve të Shkupit me ngrohjen qendrore. Nga LSDM thonë se Arsovska po shpenzon mjete financiare për punësime ndërkaq nuk subvencionon ngrohjen në Qytetin e Shkupit si masë ndaj krizës energjetike.

“Kërkon para për ngrohjen qendrore, ndërsa Qeveria ka siguruar 80 për qind të shpenzimeve për çmimin aktual të ngrohjes. Njëkohësisht, derisa kërkon para Arsovska punëson 109 anëtarë partiakë të VMRO-DPMNE. Arsovska nuk ka para për ngrohjen e shkupjanëve, por ndan 670.000 euro nga paratë e shkupjanëve për strehimin e ushtarëve partiakë. Arvoskës nuk i jepen 1 milion euro për ngrohje, që shkupjanëve të mos u vijë fatura më e lartë për ngrohje, por për këtë nuk ka problem të shpenzojë 670.000 euro për strehimin e kuadrove partiake”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Baby Boo