LSDM: 27 Prilli është kujtim i përgjakshëm i regjimit të VMRO-DPMNE-së që nuk duhet të lejojmë të përsëritet


27 prilli është data më e zezë në historinë e demokracisë maqedonase, 27 prilli është kujtim i përgjakshëm i regjimit të DPMNE-së. Më 27 prill 2017, banditë të armatosur, të nxitur nga DPMNE, hynë në Kuvend duke u përpjekur të vrisnin deputetë, të plagosnin gazetarë dhe punonjës të Kuvendit, të kërcënonin rendin kushtetues, e çuan shtetin në prag të luftës civile. Kujtimet e fytyrave të përgjakura të deputetëve, të sulmuar me shkopinj e karrige, shkulja e flokëve, tërbimi i dhunuesve, që thyen dhe shkatërruan gjithçka përballë në tempullin e demokracisë, janë ende të freskëta edhe pas shtatë vitesh. , thonë nga LSDM.

-Dhunuesit kishin përkrahje edhe nga Hristijan Mickoski, i cili atë ditë ishte para Kuvendit të Maqedonisë. Në vend të faljes dhe dënimit, Mickoski është në mbrojtje të kriminelëve të dënuar të së Enjtes së Përgjakshme. Në DPMNE nuk ka ndryshuar asgjë. Është e njëjta parti që kërkon të shkelë sërish lirinë, demokracinë, të bëjë llogari me kundërshtarët, të përhapë urrejtje dhe përçarje mes qytetarëve. LSDM-ja bashkë me qytetarët nuk do të lejojë që 27 prilli të harrohet, nuk do të lejojë më kurrë. Me votimin e LSDM-së dhe koalicionit më 8 maj, qytetarët votojnë për liri, demokraci dhe vlera evropiane – thuhet nga LSDM.

Baby Boo