Lotaria amerikane josh dibranët


Gjatë viteve të kaluara lotaria amerikane ka gëzuar shumë familje dibrane të cilët me padurim kanë pritur që të jetojnë në SHBA. Ashtu ndodhi edhe sivjet. Shumë dibran si të rinj, por edhe familje të tëra kanë aplikuar për tu bërë pjesë e lotarisë, me qëllim që të shkelin në Amerikë.

Dibër, 13 nëntor – Muaji i tetorit dhe fillimi i nëntorit në mesin e të rinjve dibran, por jo vetëm ata, përmes lotarisë amerikane aplikojnë shumë dibran për të fituar dokumente qëndrimi në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Edhe gjatë këtij viti interesim dhe aplikimi i dibranëve për këtë lotari ishte i madh. Gjatë viteve të kaluara lotaria amerikane ka gëzuar shumë familje dibrane të cilët me padurim kanë pritur që të jetojnë në SHBA. Ashtu ndodhi edhe sivjet. Shumë dibran si të rinj por edhe familje të tëra kanë aplikuar për tu bërë pjesë e lotarisë, me qëllim që të shkelin në Amerikë. Qeveria Amerikane disa vite me radhë ka shpërndarë një numër të madh të lejes së përkohshme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Përmes zyrës së “Green Card Support Service” kanë arritur në shansin më të mirë për t’u kualifikuar për këtë program. Kompania e këtillë ka ndihmuar që qindra njerëz të realizojnë ëndrrën e tyre për të jetuar në SHBA.

Fituesit e viteve të kaluara kanë filluar jetë të re nëpër shtete të ndryshme të SHBA-ve, shans i rrallë për një jetë të re në token e mundësive. Këtë shans ata e bëjnë më aplikim përmes internetit dhe janë bërë pjesëmarrës të lotarisë më të madhe në botë, ku ofrohet mundësia më e mirë e dibranëve në saj të krizës ekonomike në Maqedoninë e Veriut. Persona të shumtë kanë aplikuar dhe janë bërë pjesëmarrës në këto aplikime, pra kanë plotësuar në rregull të gjithë formularin e duhur. Aplikantët janë seleksionuar në mënyrë rastësore nga kompjuteri mes të gjithë atyre që janë kualifikuar. Akti i emigrimit dhe kombësisë mundëson që disa mijë persona nga e gjithë bota, të përfitojnë viza permanente rezidencë për çdo vit dhe kjo u jepet individëve që janë me prejardhje nga vende që kanë ritme të ulëta imigracioni drejt SHBA-ve. A,D. i diplomuar e i papunë së bashku me familjen nga Dibra deshi ta provojë fatin e tij për t’i ofruar familjes së tij një mundësi, një jetë më të mirë dhe më të begatë. Ai kishte të drejtë në këtë aspekt, aplikoi dhe fati iu përgjigj. Departamenti i shtetit amerikan ndau pesë dokumente zyrtare për familjen e tij, për të pranuar në këtë formë në gjirin e vet pesë banorë të rinj. Mundësi të mira shkollimi dhe punësimi i afrohet çdonjërit që posedon “Green Card” amerikane dhe tani familja e A.D do t’i shfrytëzojë këto benefite.

”Familja ime është pesë anëtarësh. Do të shkoj secilin vit në Amerikë dhe kam leverdi nga kjo mundësi. Shpresoj dhe besoj që motra dhe vëllai im të vazhdojnë atje shkollimin, gjegjësisht studimet sepse ardhmëria e tyre do jetë atje në saj të dokumenteve që posedojmë”, thotë ai. Kjo familje para dy vitesh arriti të marrë dokumentet zyrtare që hapën portat e shtetit amerikan për ta dhe plus edhe një numër tejet i madh i dibranëve të cilët kanë emigruar jashtë Maqedonisë së Veriut në këtë mënyrë. Ka edhe raste të tjera që kanë arritur të marrin lotarinë amerikane dhe nuk kanë shkuar në Amerikë por vetëm se shkojnë si turistë dhe kthehen në Dibër. Vlen të theksohet se deri më tani mbi 100 familje të Dibrës përmes lotarisë amerikane jetojnë dhe punojnë në vendet tej-oqeanike, në Amerikë e gjetiu, atje ku secila familje ka pjesën tjetër të familjes nga që mbi 5 mijë dibran jetojnë në SHBA, që do të thotë më shumë se një Dibër që ka ngel këtu.

Baby Boo