“Lot krokodili”, lexoni çka është kjo thënie dhe nga ku vjen


“Lotët e krokodilit”

Për lotët e krokodilit kemi dëgjuar dhe lexuar shumë. Madje mund të themi me plot bindjen se ju mund ta keni përdorur ose dikush ua ka thënë juve këtë shprehje “mos qaj me lot krokodili”.

Po çfarë fshihet pas kësaj shprehjeje, sa e vërtetë është?

Shprehja që nënkupton emocione dhe prekje të rreme në fakt vjen nga një legjendë e lashtë se krokodilët qajnë kur vrasin prenë e tyre.

Këtu ka një të vërtetë, gjëndrat që i mbajnë sytë e tyre të njomë ndodhen pranë fytit. Në momentin që krokodilët shqyejnë prenë e tyre gjëndrat shtypen duke provokuar nxjerrjen e lotëve.

E pra, “Lotët e krokodilit” është shprehje e vërtetë pavarësisht interpretimit që është bërë me kalimin e kohës e cila lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e njerëzimit

Baby Boo