Lorik Cana fotografohet me Dua Lipën: Si të gjithë shqiptarët, krenar me ty (FOTO)


Të hënën, në Teatrin “Argentina” të Romës është mbajtur një koncert recital në nderim të 550 vjetorit të vdekjes, së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, transmeton Klan Kosova.

Artistja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, këndoi kolonën e famshme zanore “Homesick”, ndërsa ndodhej bashkë me familjen e saj në këtë koncert.

Futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana, është ai i cili vendosi që në rrjetin social Instagram të publikojë së fundmi një fotografi, ku shfaqej bashkë me Duan.

Cana është shprehur në mbishkrimin e fotografisë se ndjehet krenar me të, ashtu si çdo bashkëkombës i tij.

Baby Boo