Loredana dhe Mozzik kanë ngjallur dyshime për një rikthim me njëri-tjetrin


Pikërisht kur menduam se çdo gjë kishte marrë fund mes çiftit të famshëm të showbiz, Loredana dhe Mozzik, artistët kanë ngjallur dyshime për një rikthim me njëri-tjetrin. Pasi reperja kosovare konfirmoi ndarjen para pak ditësh, ajo dhe këngëtari kanë publikuar foto në InstaStory nga i njëjti vend ku shihet posteri i tyre. Kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë për një bashkim mes dyshes.

Kujtojmë se përmes një postimi në Instagram Loredana u shpreh se ajo dhe Mozzik janë shumë kokëfortë dhe se pas realizimit të albumit të përbashkët kuptuan se nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

“Unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira. Ai më dha dhuratën më të bukur të jetës. Mbajini për vete akuzat si ‘ju thamë që do ndodhi kështu’. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por këtë herë nuk gabova. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë dhe të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet. Me shumë mundësi shumë njerëz mund të mendojnë tani se telenovela e përditshme e Loredanës vazhdon, por fatkeqësisht kjo është jeta e vërtetë”, shkruante ndër të tjera artistja në rrjetin social.

Baby Boo