Lopa gjigante, peshon sa një veturë dhe është e gjatë 194 centimetra (Foto)


Lopa gjigante me lara bardhë e zi që peshon më shumë se një veturë e vogël dhe është më e gjatë sesa super ylli i NBA, Michael Jordan, është bërë kryetemë e mediave australiane si lopa më e madhe që ndonjëherë është parë në këtë vend.

Australianët Lake Preston dhe Geoff Pearson që e mbajnë në pronën e tyre lopën që peshon mbi 1,400 kilogramë, kanë deklaruar për ABC Neës që për shkak të madhësisë nuk kanë mundur ta shesin për eksport.

Ishte pikërisht gjatësia prej 194 centimetrave, që i ndihmoi kësaj lope të vazhdojë jetën në fermën që ka tretman të mirë.

“Për shkak të madhësisë nuk ka mundur të futet në hapësirën e dedikuar për lopë në kamionë, kështu është dashur të kthehet në fermë”, ka deklaruar Pearson.

Sipas librit të rekordeve Guiness, lopa më e rëndë në botë peshon 2,267 kilogramë dhe mbi dy metra e gjatë. /Telegrafi/

Baby Boo