Londër, përleshje mes protestuesve dhe policisë


Në protestën kundër racizmit të zhvilluar në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, janë shënuar përleshje mes protestuesve dhe policisë.
Në protestën e cila filloi përpara Ambasadës së SHBA-ve dhe vazhdoi përpara ndërtesës së kryeministrisë në orët mbrëmjes protestuesit hodhën shishe prej xhami dhe gurë ndaj policisë që kishte marrë masa sigurie.

Si pasojë u plagos të paktën një polic dhe një protestues u arrestua. Pas ngjajeve të shënuara policia zbrazi sheshin para kryeministrisë ndërsa disa protestues u bllokuan në rrugën që mbylli ploicia.

Ndërkohë mësohet se në disa rajone të qytetit automjetet e policisë u qëlluan me gurë.

Ngjarje të ngjashme janë shënuar edhe në protestat e zhvilluara të mërkurën dhe të shtunën ku dhjetëra protestues u arrestuan dhe u plagosën të paktën 14 policë.

Protestat kundër racizmit të zhvilluara për afroamerikanin George Floyd që humbi jetën si pasojë e dhunës policore në SHBA pritet që të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Baby Boo