Lokali që duket sikur ke hyrë në ndonjë libër bardh e zi


Ambienti i mrekullueshëm i një lokali po habit klientët me dizajnin e tij. Fotografitë duket se janë 2D në shikim të parë, sikur dikush thjesht të kishte skicuar tiparet e dhomës në letër. Por, kur të shihni njerëz në atë ambient, duket sikur nuk janë në vendin real dhe gjithçka mund të jetë një montazhë.

Imazhet bardh e zi janë në të vërtetë një kafene në Rusi, ku vizitorët mund të ndihen sikur janë në faqet e një libri që presin të marrin ngjyrë. Imazhet e vendit tregojnë brendësinë mbresëlënëse, e cila duket se është transformuar me ‘fotografi’ të bukura të një skene – të kompletuara me daulle, kitarë, fizarmonikë dhe mikrofon – dhe një dhomë tjetër me një pasqyrë, tavolina dhe karrige. Pronarja e “Café Bw” Minaeva Kristina, tha se mund të duket sikur vizitorët transportohen në një realitet tjetër vizatimor dhe me të vërtetë duket e pabesueshme.

Baby Boo