Lojtarët e kombëtares së Zimbabves flenë në rrugë, s’kanë fonde për hotelin


Një tjetër ngjarje e turpshme ka ndodhur me lojtarët e kombëtares së ragbit të Zimbabves, ku të rinjtë janë detyruar të flenë në rrugë.

Ata kanë ngelur praktikisht në rrugë përpara ndeshjes që do të zhvillohet në Tunizi, pasi skuadra nuk ka fonde për akomodim dhe lojtarët janë detyruar të flenë rrugëve.

Një prej lojtarëve të ekipit, Takudza Mandiwanza, u shpreh për radion kombëtare:

Ne nuk jemi paguar gjatë qëndrimit tonë në Keni, ne nuk kemi marrë as të hollat pas ndeshjes. Jemi të uritur tani. Situata është shumë zhgënjyese dhe dëshpëruese”.

Ai ka shtuar se deri tani janë ushqyer me sanduiçët dhe pijet që u ka blerë trajneri, De Villiers me paratë e tij.

Baby Boo