Loja e pandërgjegjshme Hashim Thaçit me Kosovën Lindore


për Luginën e Preshevës dhe përnjëherë u bë një mbrojtës i devotshëm i kësaj pjese, atëherë kur Vuçiqi ia kujtoi se ekziston kjo pjesë e banuar me shqiptarë. Kështu, kurrfarë frike s’ka pse të ketë Thaçi për të shkuar atje sepse është partner me Vuçiqin dhe është i mbrojtur nga ai”, thotë Avni Zogiani.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka marrë ftesën e liderëve të Luginës së Preshevës për të vizituar Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.

Kjo kërkesë vjen pas vizitës që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e bëri në Kosovë.

Thaçi: Beogradi nuk e sheh të dobishme vizitën atje

Thaçi, theksoi se Beogradi nuk e sheh të dobishme vizitën e tij në Luginë.

“Kur e kam vizituar Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, nuk e kam vizituar me leje të Serbisë, por kam qenë aty me kauzën tonë për të drejta të shqiptarëve. Tash jemi në një rrethanë tjetër. Ju e dini se unë jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Unë nuk e kam kërkuar atë falje. Unë nuk mund të marr kufijtë për ballafaqim fizik me Serbinë. Kur ka qenë koha, e ballafaqimit ia kam treguar vendin me bashkëluftëtarët e mi. Mua më ftuan ta vizitojë Luginën e Preshevës, por rrethanat janë të ndryshe, Beogradi nuk e sheh të dobishme vizitën atje”, tha Thaçi.

Thaçi nuk premtoi krerëve të luginës bashkëngjitje me Kosovën, por tha se do të punojë shumë që kjo të ndodhë.

“Se a do të ndodhë apo jo varet nga uniteti në Kosovë, në luginë dhe nga hapat tjerë të mëtutjeshëm për një zgjidhje përfundimtare me marrëveshjen historike në mes Kosovës dhe Serbisë, pra një marrëveshje e karakterit, shpirtit dhe substancës evropiane“, tha ai.

Rreth vizitës së mundshme të Thaçit në Luginë, kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka deklaruar se në qeverinë e Serbisë nuk ka ardhur asnjë paralajmërim.

“Nuk kemi asnjë paralajmërim. Së pari duhet t’i drejtohet qeverisë së Serbisë. Së pari do të shohim se çfarë do t’i thotë qeverisë së Serbisë, dhe më pas do të vendosim”, ka thënë Brnabiq.

Nga presidenca e Kosovës, përsëri nuk janë përgjigjur për gazetën “Bota sot”, kur janë pyetur për vizitën e mundshme të presidentit në Serbi.

Rugova: Mungon guximi politik për ta vizituar luginën

Baby Boo