LOE: Pakoja e pestë të sillet në janar, të ketë lehtësim tatimor dhe subvencione për mbajtje të të punësuarve


Pakoja e pestë ekonomike antikrizë të sillet në janar dhe të përmbajë masa për mbajtje të likuiditetit, për lehtësim tatimor dhe anulim të obligimeve tatimore, si dhe subvencione për mbajtje të të punësuarve, kërkon Lidhja e Odave Ekonomike (LOE).

Këto propozime, kumtoi LOE, do të dorëzohen deri te Qeveria. Sipas Lidhjes, sektori real pret të zgjasin së paku deri në prill edhe ndihma financiare për pagesë të pagës, ndihma financiare e pakthyeshme dhe kreditë pa interes.

LOE përmend se subjektet afariste në vend, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ende janë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, disa janë ende me restriksione në kryerjen e veprimtarisë, por edhe ato të cilët mund të punojnë përballen me konsum të zvogëluar, dërgesa të anuluara dhe plasmane. Ndihma financiare direkt e targetuar në muajt në vijim është e domosdoshme për mbijetesë dhe mbulim të shpenzimeve themelore mujore. Është e nevojshme edhe t’u mundësohet atyre të cilëve u nevojitet ai anulim i domosdoshëm ose riprogramim i kredive, akontacione për tatime dhe ngarkesat tjera financiare minimum deri në fund të vitit.

“Masat ekonomike për mbështetje të ekonomisë dhe zvogëlim të pasojave të dëmshme nga kriza duhet të kenë vazhdimësi, sepse vetëm ashtu mund të mbahet aktiviteti ekonomik në numër sa më të madh të subjekteve juridike dhe të shmanget humbja e vendeve të punës. Ndërprerja në ndarjen e mbështetjes mund të sjellë deri te zvogëlimi i efekteve të arritura dhe deri te ngadalësimi i daljes nga kriza. Implementimi joadekuat ose ndërprerja e parakohshme e masave ekonomike mund të shkaktojnë efekte negative serioze në ballafaqim me krizën, tejkalimi i së cilës në atë rast do të kërkojë angazhim për më shumë kohë dhe resurse”, citon LOE.

Lidhja apelon për implementim të efikasitetit dhe efektivitetit të masave për zvogëlim të ekonomisë gri, që është e domosdoshme veçanërisht në kushte të krizës që të shmanget evazioni tatimor. Nuk është mirë, konsideron, mjetet për nxitje të konsumit të përfundojnë te subjektet e paregjistruara të cilat nuk kontribuojnë në buxhetin shtetëror. Nevojitet të intensifikohen edhe aktivitetet e lidhura me implementimin e heqjes së dhënieve parafiskale të cilat janë ngarkesë plotësuese në mes të krizës kur dukshëm është zvogëluar aktiviteti afarist i ndërmarrjeve. E domosdoshme është të përmirësohet dinamika e implementimit të masave nga pakoja e katërt, sepse disa prej tyre sikur ajo për garancionin kreditues shtetëror ende nuk janë implementuar.

“Apelojmë që pakoja e pestë e masave të sillet në janar, me qëllim të sigurimit të parashikueshmërisë dhe sigurisë që është veçanërisht e rëndësishme për planifikim të aktiviteteve të subjekteve ekonomike për periudhën në vijim. Kjo është e rëndësishme që të mos ketë ndërprerje te operatorët ekonomik të cilët nuk kanë në përgjithësi aspak ose kanë dukshëm të ardhura të zvogëluara për shkak të masave restriktive, në të cilat këto mjete janë të domosdoshme që të ruhen vendet e punës”, thekson Lidhja e Odave Ekonomike.

Baby Boo