Llukarevska: “Të hënën prezantojmë emrat e qeverisë së re”


Nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska tha se bisedimet dhe konsultimet rreth përbërjes së qeverisë së re dhe programin e ri qeveritar janë në fazën përfundimtare. Ndërsa të hënën pritet seanca e Bordit Qendror të LSDM-së në të cilën kryetari dhe i mandatari për kryeministrin Dimitar Kovaçevski do të prezantojnë emrat e kabinetit, pas së cilës procedura përkatëse do të vazhdojë në Kuvend, ndërsa në fundjavë pritet dhe votimi final i qeverisë.

“Për momentin kryetari dhe sekretari i përgjithshëm kanë bisedime intensive me partnerët e koalicionit që po shkojnë në një drejtim pozitiv. Megjithatë, këto janë disa synime strategjike që duhet të realizohen në kuadër të kabinetit të ri. Fokusi do të jetë në ekonominë, përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, efikasitetin e institucioneve, si dhe rrugën evropiane të vendit”, theksoi Llukarevska.

Baby Boo