Llojani, Vakcinca dhe Opaja problem me rrymën. EVN-ja tregon kur do të rregullohet!


Tre ditë, fshatrat e komunës së Likovës, Llojani, Vakcinca dhe Opaja kanë problem gjatë orëve të mbrëmjes, me rrymën elekrike!

Banorët kanë denoncuar në PaCensurë, që të kuptojnë pse ndodh çkyçja e rrymës në orët e mbrëmjes.

Teksa EVN-ja shpjegon për këtë defekt, në deklaratën e tyre thuhet: “Sot, në fshatrat Llojan, Vaksincë dhe Opajë, pas orës 6 pasdite është paraqitur defekt në furnizim me energji elektrike dhe si pasojë e kësaj banorët e këtyre fshatrave ngelën pa rrymë. Ekipet e EVN Elektrodistribuimi janë duke punuar në terren për rregullim të këtij defekti i cili pritet që të sanohet brenda disa orëve”

Pa Censurë po ndjek punën.
Lajmi është në përditësim…

Baby Boo