Lloga reagon për plumbin në shtëpinë e Taravarit: E dënoj aktin ‘qyqar’, fajtorët të dalin para drejtësisë!


Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në rrjetin social facebook ka reaguar ndaj rastit të sotshëm ku në shtëpinë e Taravarit u gjet një plumb, duke thënë se fajtorët të dalin para drejtësisë, njofton Klan Maqedoni.

”Dënojmë çfarëdo lloj akti dhune shfaqur nga kushdo, ashtu siç e denojmë sot aktin qyqar që ka ndodhur ndaj bashkpartiakut tonë Arben Taravarit. Dhuna nuk është zgjidhje. Organet policore le ta zbardhin rastin dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. Kemi ngrëne aq shumë bukë bashkë, sa duhet ta ruajmë dinjitetin para familjarëve tanë” – shkruan Krenar Lloga.

Ndryshe mëngjesin e sotshëm në shtëpinë e Taravarit u gjet një plumb, në vendngjarje ishin edhe policia për të zbardhur rastin.

Baby Boo