Llatas për 3 vjet si arriti të fitojë 4 milionë euro, a bëhet kjo me një rrogë?! (Dokumente)


Gazetari i njohur, Dragan Pavloviq- Llatas për një periudhë të shkurtër gjatë qeverisjes së kaluar ka arritur që të fitojë miliona euro, duke shijuar një luks të paparë. Ai këtë e kishte bërë me biznese, sepse gjithë ato para nuk mund të bëheshin me një rrogë gazetari apo kryeredaktori, që në Maqedoni shkon nga 1 mijë deri 2 mijë euro.

Sipas portalit Dokaz, Llatas si një gazetar i lidhur me Gruevskin dhe ish-shefin e shërbimit sekret Sasho Mijallkov gjatë periudhës 2011 – 2014 ka arritur të përfitojë 4 milionë euro, por jo me rrogën si kryeredaktor i Tv Sitelit. Ai duke shfrytëzuar pozicionet dhe afërsinë me VMRO-DPMNE-në në pshtet kishte themeluar kompaninë Eltra Dooel në Shkup, ku si bashkëpronar ishte edhe Llatasi.

Kjo kompani për një periudhë të shkurtër, pra për 3 vjet ka përfituar disa tenderë të majmë për elektrifikim dhe ndricim në Qytetin e Shkupit dhe komuna tjera. Gjatë kësaj periudhe, Llatas ka arritur që të blejë shtëpi dhe banesa luksoze, por edhe tokë në komunën e Zelenikovës dhe në periferi të Shkupit.

Ai në prill 2012 ka blerë banesë 107m2 me vlerë 130 mijë euro në qendër të Shkupit. Vajza e tij ka marrë si dhuratë një banesë tjetër rreth 90m2 me vlerë 110 mijë euro. Po ashtu pronë dhe tokë përfitoi si dhuratë. Para përfitimit të këtyre banesave të reja, Llatas kishte jetuar në banesë 127m2 në qendër të SHkupit me vlerë 150 mijë euro. Po ashtu më pas ka arritur të ndërtojë shtëpi luksoze në komunën e Zelenikovës, me pishinë dhe kushte tjera.

Llatas pas një periudhe ka themeluar kompani tjetër me emër të tij Total Marketing Dooel, ku paraqitet si pronar. Me këtë kompani ai ka arritur që të përfitojë 243 mijë euro, pa asnjë të punësuar, ku të gjitha paratë janë paraqitur vetëm si harxhime, pa asnjë fitim. (Dokaz)

Baby Boo