Llatas dhe vëllezërit e tij nuk ndjehen fajtorë për rastin “Lëndina”

Të akuzuarit në rastin “Lëndina”, Dragan Pavlloviq-Llatas, Srgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq sot në Gjykatën Penale u deklaruan të pafajshëm për ndërtimin pa leje të tre objekteve në Zelenikovë.

Baby Boo

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ata kanë ndërtuar tre shtëpiza në Komunën e Zelenikovës, pa pasur leje paraprake. Llatas ka ndërtuar shtëpizë 317 metra katrorë, ndërsa vëllezërit e tij 130 dhe 104 metra katror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në dëshmitë e PSP-së, këto tre shtëpiza kanë filluar të ndërtohen në vitin 2011, ndërsa leja për ta nga komuna është marrë në vitin 2013, kur ndërtimi i tyre kishte përfunduar.

Në seancën e sotme duhej të dëgjoheshin “bombat”, por me kërkesë të mbrojtjes seanca u shty për me qëllim që ata t’i ndajnë inçizimet për të cilat do të kërkojnë që opinioni mos t’i dëgjojë.

Gjykatësja Marija Kletniçka vendosi që seanca e radhës të mbahet më 4 korrik.

Restorant Lumare