Llalla paralajmëron: Kacifas 2 po vjen, RENEA të bëhet gati…


Konstandin Kaçifa, minoritari nga fshati Bularat në Dropull i cili u ekzekutua nga RENEA në tetor të 2018-ës, pasi qëlloi me armë zjarri policinë lokale të Gjirokastrës, duket se ka nxitur të tjerë elementë ekstremistë në zonën e minoritetit.
Historiani Arben Llalla ngre alarmin duke thënë se persona të tjerë të minoritetit grek në Shqipëri po përgatiten për sulme të ngjashme me armë si ngjarja e rëndë e Bularatit.

Postimi i Arben Llallës në Facebook:

Ministri plotësues i Jashtëm i Greqise, Jorgos Katrougalos, rideklaron të njëjtën fjali prej kaq kohësh për marrëdhëniet greko-shqiptare që na janë ftohur pas vrashes së terroristit grekofon Kostandinos Kacifas. Ne i themi Jorgos Katrougalos se mund të kemi Kacifën 2, 3, e me radhë, sepse është Greqia dhe sigurimi grekë që nxit të rinjtë grekofon që të provokojnë Shqipërinë dhe shqiptarët.
I themi Ministri plotësues i Jashtëm i Greqise, Jorgos Katrougalos, se një tjetër i ri grekofon rreth 35 vjeç nga Dropulli po përgatitet psikologjikisht që të dali kamikaz si Kacifas, është edhe një tjetër rreth 65 vjeç grekofon që dëshiron fatin e Kacifas. Si do tja bëjmë tani për këta të çmendur dropullit që frymëzohen nga nazistët e Agimit të Artë?

Kjo bluze tregon riaktivizimin e organizatës terroriste greke MAVI. Personi dihet tashmë, nga çorapet…Greqia çfarë bënë për t’i ndalur këta grekofon të çemendur që vijnë tek shtëpia jonë shqiptare dhe kërkojnë t’na çnderojnë? Kacifas 2 është gati rreth 35 vjeç, por edhe RENEA duhet të jetë gati

Baby Boo