Llalla: Besa e ka të arsyeshëm koalicionin me LSDM-në pas tradhtisë që iu bë


Opinionisti Arben Llalla në një prononcim për Gazetën Express, thotë se Lëvizjes Besa tani më i arsyetohet koalicioni me të gjitha partitë ekzistuese në Maqedoni, duke mos përjashtuar as VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në, e gjithë kjo pas tradhtisë që iu bë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me koalicionin dypalësh.

Llalla thotë se koalicioni me partitë maqedonase është i pashmangshëm pas zgjedhjeve dhe se një gjë e tillë nuk do të jetë problem edhe nëse bëhet para zgjedhjeve.

Llalla madje ngiti dyshime se parti të caktuara që nuk e kanë mundësuar koalicionin trepalësh kanë marrë shumë të madhe para për ta pamundësuar marrëveshjen mes tre partive.

“BESË-s i lind e drejta të bej koalicion me çdo parti LSDM, VMRO, BDI, PDSH, ETJ. Përderisa nuk u arrit një koalicion ASH-BESA-ALT, atëherë është e sigurte qe BDI del fituese dhe nuk kemi me çështje kombëtare, por çështje ekonomike dhe anëtarësimin ne BE. Nuk ka asnjë pengese apo problem nëse BESA apo parti tjetër shqiptare bëjnë koalicion parazgjedhor me LSDM. Duhet te kemi parasysh se pas zgjedhjeve te gjithë do te turren pas partisë fituese maqedonase. Bile BESA mund te bej edhe me BDI apo PDSH. U pa puna se ASH dhe Alternativa kane punuar prej kohesh “nenrrogos”. Do dali shumë material në të ardhmen, kush e ka me të “futme” dhe kush ka përfituar edhe mijëra apo miliona euro” tha Llalla.

Ai madhe shtoi se duke pasur parasysh rrugëtimin në të cilin është nisur Maqedonia, janë të arsyeshme bashkëpunimet parazgjedhore mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase.

“Arsyetohet dhe koalicion parazgjedhor i BDI, BESA apo dhe PDSH me partitë maqedonase. Po ecim drejte paqes, integrimeve dhe jo drejte ndarrjeve” theksoi Llalla duke u përgjigjur në pyetjen e Gazetës Express se A arsyetohet koalicionimi i Besës me LSDM-në e Zoran Zaev pasi që nuk u arrit koalicioni trepalësh.

Ndryshe, dje kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një video mesazhi në facebook, ka njoftuar se është arritur marrëveshja për koalicion me Alternativën e Afrim Gashit, por jo edhe me Besën e Bilall Kasamit.

Sela dje tha se Afrim Gashi i është përgjigjur pozitivisht ofertës për koalicion ndërsa nuk ka marrë fare përgjigje nga kreu i Besës Bilall Kasami.

Sela tha se koalicioni mbetet i hapur për bashkëpunim dhe zgjerim të mëtutjeshëm, megjithatë koalicioni trepalësh mjaftë i kërkuar nga qytetarët mesa duket nuk do të arrihet për shkak të ofertës së Selës që nuk ishte e pranueshme për Besën, pasi që nga partia e Kasamit e vlerësonin si ofertë jo të barabartë.

Ndryshe, sipas analistëve dhe opinionistëve, çdo koalicion i mundshëm dy palësh, nuk do të mund të fitonte BDI-në.

Baby Boo