Lladrovci thotë se 2023 vjen saora: PDK mund të rikthehet fuqishëm, kemi energji e ide


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se opozita i bën mirë PDK-së për të fuqizuar organizimin në nivel të degëve, strukturën organizative dhe kristalizimin e ideve politike për të ardhmen e vendit.
“Rikthimi i fuqishëm si parti e parë e PDK-së, është i mundur dhe për këtë ne kemi edhe energji, edhe ide edhe mundësi, sepse, asgjë me peshë në Kosovë, nuk ndodh pa PDK-në”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton IndeksOnline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Ashtu siç kam deklaruar disa herë, e ripërsëris, opozita i bën mirë PDK-së për të fuqizuar organizimin në nivel të degëve, strukturën organizative dhe kristalizimin e ideve politike për të ardhmen e vendit, për Dekadën që kemi hyrë.
Opozitarizmi nuk nënkupton bllokimin e ligjeve apo pengimin e projekteve të mira qeveritare, pra, opozitë jo kundër ligjeve të mira dhe interesit të qytetarëve.

Rikthimi i fuqishëm si parti e parë e PDK-së, është i mundur dhe për këtë ne kemi edhe energji, edhe ide edhe mundësi, sepse, asgjë me peshë në Kosovë, nuk ndodh pa PDK-në.
Nga opozita mund të rikthehemi fuqishëm, sepse, qytetarët e dinë se ne e duam shtetin tonë më shumë se të gjitha partitë tjera, punojmë dhe sakrifikojmë pakrahasueshëm më shumë se të tjerët.

Viti 2023 vjen saora, dhe reflektimi ynë përball interesave të qytetarëve duhet të jetë i qartë, i thjeshtë dhe bindës, me fokus sundimin e ligjit dhe brenda vlerave euro-atlantike!

Baby Boo