Lladrovci për Ali Ahmetin: Kontributi juaj ka zënë vend në histori


Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lartë liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin, me rastin e përkujtimit të datës së rëndësishme të tij nga ilegaliteti, datë të cilën e kujton po ashtu me emocion.
Jemi gjeneratë me fat që përjetuam çlirimin dhe përparimin e kombit tonë, krah kombeve e shteteve të zhvilluara, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:
Vëlla Ali,
Me emocion e kujtoj atë ditë. Fati është në anën e trimit. Historia na dha të drejtë për angazhimet, përpjekjet dhe përkushtimin tonë për liri, deri në sakrificë. Jemi gjeneratë me fat që përjetuam çlirimin dhe përparimin e kombit tonë, krah kombeve e shteteve të zhvilluara.

Kontributi Juaj dhe mijëra shokëve dhe bashkëluftëtarëve tjerë ka zënë vend në historinë e kombit tonë. Sot me nderim e kujtoj atë ditë të largimit tënd, ashtu siç i kujtoj shokët që nuk janë fizikisht më në mesin tonë.
Nderim i përjetshëm kontribuuesve të lirisë tonë!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Baby Boo