Lladrovci: Nëse nuk do të isha politikan, do bëhesha pilot


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar se cili do të ishte profesioni i tij, sikur mos të ishte politikan.

Lladrovci ka thënë se në rininë e tij të hershme, ka ëndërruar të jetë pilot dhe beson se ky do të ishte profesioni i tij po mos të ishte politikan.

“Në rininë e hershme kam dashur të jem pilot, por rrjedhat e jetës më dërguan tjetër kah, disiplina është ana ime e fortë. Sigurisht profesion me uniformë dhe përgjegjësi, në shërbim të të tjerëve”, ka thënë në një intervistë për lajmi.net, i pari i Drenasit. /Reporteri.net/

Baby Boo