Lladrovci ka një koment për Xhakën pas fitores historike të Zvicrës ndaj Francës


Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar, në postimin e Granit Xhakës, pas fitores dramatike të Zvicrës ndaj kampionit aktual të botës, Francës.
Xhaka mbrëmë ka zhvilluar në nga ndeshjet me të mira në karrierën e tij, në triumfin e Zvicrës ndaj Francës në 1\e finales së Kampionatit Europian.

Në postimin në Facebook Xhaka ka shkruar, “Kur besoni, mund t’ia dilni”.
Ndërsa, Lladrovci ka lënë një koment tek Xhaka, duke i shkruar se është krenare me ‘shqiponjat’.
“Dëshmuat fuqi morale të fituesit deri në minutat e fundit dhe në ekzekutimin e penalltive.

Krenar me juve shqiponja. Ju lumtë!”, ka shkruar Lladrovci.
Ndryshe, Granit Xhaka zhvilloi një performancë të shkëlqyer ditën e djeshme saqë u vlerësua dhe nga UEFA si lojtari më i mirë i takimit Francë-Zvicër, ndeshje ku helvetët morën kualifikimin heroik ndaj kombëtares franceze pas goditjeve të 11-metërshave..

Baby Boo