Liz Truss jep dorëheqjen si kryeministre e Britanisë


Liz Truss ka dhënë dorëheqjen në mënyrë dramatike si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar pas vetëm 45 ditësh në detyrë. Kryeministrja Truss dha dorëheqjen pasi dështoi ne miratimin e një buxheti për të ulur taksat gje që tronditi tregjet financiare dhe që çoi në një revoltë kunder saj brenda Partisë Konservatore.
Ne fjalen e saj ajo tha:

“Ne përcaktuam një vizion për një ekonomi me taksa të ulëta dhe me rritje të lartë që do të përfitonte nga Brexit”.
“E pranoj, megjithatë, duke pasur parasysh situatën, do ta dorëzoj mandatin me të cilin jam zgjedhur nga Partia Konservatore. Prandaj kam biseduar Madhërisë së Tij Mbretit për të njoftuar se po jap dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore”.

Deputetët konservatorë i kërkuan zonjës Truss të largohet pasi qeveria e saj ishte përfshirë nga trazirat politike, pas heqjes së shumicës së politikave të saj ekonomike. Dorëheqja e saj vjen pas një takimi me Graham Brady, politikani konservator që është përgjegjës për votat dhe riorganizimet e lidershipit. Brady kryeson Komitetin e vitit 1922 – grupin e deputetëve konservatorë pa poste ministrore, të cilët mund të paraqesin letra mosbesimi ndaj kryeministrit.

Më 23 shtator, ministri i financave të Truss, Kwasi Kwarteng, njoftoi një të ashtuquajtur “mini-buxhet” i cili filloi një periudhë të trazuar për tregjet e bonove në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u shmang nga shkurtimet e taksave të financuara nga borxhi që ai parashtroi. Shumica e politikaveu ndryshuan tre javë më vonë nga ministri i dytë i financave, Jeremy Hunt.

Truss mundi Rishi Sunak për t’u bërë udhëheqës i Partisë Konservatore pas dorëheqjes së Boris Johnsson me 7 korrik Sunak është tani një nga favoritët për të zëvendësuar Truss, së bashku me Hunt, një tjetër pretendente për udhëheqje Penny Mordaunt, Ministrin e Mbrojtjes Ben Wallace dhe ish-kryeministrin Boris Johnson.

Baby Boo