Liverpulli fiton dhe eliminon Bajernin në Munih


Liverpuli ka arritur të marrë një fitore të madhe në transfertë gjermane, duke mundur me rezultatin 1-3 skuadrën e Bajern Mynihut. Të besuarit e Klop, kanë bërë padyshim një nga surprizat e shumta që kjo fazë e Ligës së Kampionëve ka dhuruar, duke prerë një biletë për në çerekfinale. Të kuqtë e kanë gjetur golin e parë që në pjesën e parë me anë të Mane, ndërkohë që Matip ka barazuar duke shënuar gabimisht në portën e tij. Me fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Klop kanë ditur të reagojnë mjaft mirë duke shënuar golin e dytë dhe ka qenë mbrojtësi Van Dijk, ai i cili ka gjetur golin e avantazhit. Pak minuta më vonë, Mane ka realizuar edhe golin e tretë që ka sjellë edhe qetësi në kampin anglez. Së bashku me Liverpulin, në turin tjetër të Ligës së Kampionëve janë edhe Mançester Siti e Mançester Junajtid.

Baby Boo