Liverpool me 10 lojtarë merr një pikë ndaj Tottenham, shumë reagime për vendimet e gjyqtarit


Tottenham Hotspur dhe Liverpool kanë dhuruar një prej ndeshjeve më të bukura të javëve të fundit.Skuadra e Jurgen Klopp, ndonëse me 10 lojtarë për 15 minuta, arriti të merrte një pikë nga udhëtimi në Londër, duke luajtur baras 2:2 me Tottenham, shkruan lajmi.net.‘Reds’ gjetën veten në disavantazh në minutën e 13’ të takimit, me golin e shënuar nga Harry Kane. Sulmuesi anglez pranoi një asistim nga Ndombele para se të godiste saktë me të djathtën.

Mysafirët nga Liverpool reaguan në minutën e 35’, duke gjetur golin me Diogo Jota. Spurs në anën tjetër krijuan dy mundësi të mira, por nuk gjetën dot rrjetën.Këto raste të humbura u vajtuan në minutën e 70’, kur Andrew Robertson shënoi një prej golave më kontroverse këtë edicion në Premier League. Salah luajti fillimisht me dorë në zonë, para se Mane të godiste portierin. Arnold më pas dërgoi një harkim në zonë, të cilin me kokë e dërgoi në rrjetë Robertson.Katër minuta më vonë, Son dha përgjigjen e Spurs, duke barazuar shifrat në 2:2, pas një gabimi amatoresk të Alisson Becker.Roberston ishte protagonist përsëri në minutën e 77’.

Kësaj radhe me një ndërhyrje brutale detyroi VAR ta ndëshkojë atë me karton të kuq. Njësoj mund të ishte vepruar edhe për ndërhyrjen e Kane në Robertson, por VAR heshti edhe aty, sikur në golin e dytë të Liverpool.Me një lojtar më pak, Liverpool ruajti mirë rezultatin, ndonëse rrezikuan të pësojnë gol në minutën e 90+2’, por Son goditi drejt e në Alisson.Liverpool merr kështu pikën e 41-të këtë sezon dhe mbetet tashmë tri pikë larg Man City. Tottenham në anën tjetër ka 26 pikë në pozitën e shtatë.

Baby Boo