Liverpool-Man. United, shirita të zinj në krah dhe duartrokitje në nderim të Ronaldos


Cristiano Ronaldo do të jetë mungesa e madhe në “Anfield Road” ku do të përballen Liverpool dhe Manchester United, pasi ylli i “djajve të kuq” njoftoi pasditen e djeshme se ka humbur njërin prej binjakëve që prisnin të vinin në jetë nga bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez.

Në respekt të portugezit, futbollistët e dy skuadrave do të luajnë me shirit të zi në krah, ndërsa në minutën e 7’ ndeshja do të ndërpritet për 60 sekonda, për t’i lënë vendin duartrokitjes së tifozëve në shkallët e “Anfield Road”. Liverpool-Manchester United do të startojë në orën 21:00.

Baby Boo