LIVE/ Burg 18-vjeçarit/ Protestuesit: Je heroi i Unazës…


Për 23 ditë me radhë banorët e Unazës së Re protestojnë dhe në shenjë kundërshtie për shembjen e banesave të tyre, kanë bllokuar edhe sot rrugën. Me thirrje kundër qeverisë, ‘Qeverie e korruptuar’ banorët kanë kërkuar dëmshpërblim 100 % për banesat e tyre.

“Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak”, dëgjohen në kor të gjithë banorët, ndërsa lëshojnë edhe thirrje në mbështetje të 18-vjeçarit Daniel Daniel Drobaj, i cili u la sot në burg për plagosjen e polices Ina Nuka.

“O Daniel, o hero, gjithë unaza ty të do”, brohorasin protestuesit. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalklanWeb’ se protesta u shoqërua me tensione, pasi një drejtues mjeti ka tentuar që të konfrontohet me protestuesit. Ndërkohë, situata më pas është qetësuar.

Baby Boo