Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda njoftoi se do të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë.
Sipas lajmit të Radio Televizionit Kombëtar të Lituanisë (LRT), Nauseda tha se do të nënshkruajë një dekret për gjendjen e jashtëzakonshme dhe se Parlamenti do ta miratojë këtë dekret në seancën e jashtëzakonshme.
Duke e cilësuar ndërhyrjen e Rusisë si një “sulm ushtarak të pajustifikuar”, Nauseda tha se nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj kësaj ndërhyrjeje që kërcënoi jetën e miliona të pafajshmëve dhe shkatërroi themelet e rendit ndërkombëtar.
Nauseda theksoi se do të mbledhë Këshillin shtetëror të mbrojtjes për të forcuar përgatitjen e vendit për luftë dhe se është në konsultim aktiv me aleatët e NATO-s dhe partnerët e Bashkimit Evropian.
Ai tha se përveç sanksioneve të rënda kundër Rusisë, nevojiten veprime që ofrojnë mbështetje aktive për Ukrainën. Nauseda tha se megjithëse nuk ka kërcënim të drejtpërdrejt për Lituaninë, është e nevojshme të vlerësohet mirë situata dhe të veprohet me përgjegjësi dhe solidaritet.
Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte tha se gjendja e jashtëzakonshme nuk do të përfshijë kufizime për qytetarët lituanezë dhe se institucionet shtetërore duhet të ofrojnë kushtet për reagim të shpejtë ndaj emergjencave të infrastrukturës dhe të përdorin fondet rezervë shtetërore.
– Estonia dënoi ndërhyrjen ushtarake të Rusisë
Estonia ka dënuar në nivelin më të lartë ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Presidenti estonez, Alar Karis përdori shprehjen “E vërtetë e keqe” në postimin e tij në llogarinë e tij në Twitter.
Kryeministrja estoneze, Kasa Kallas në një deklaratë me shkrim dënoi sulmin ushtarak në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në termat më të ashpër.
“Su*lmi është një krim që kërkon përgjigjen më të hapur ndërkombëtar dhe përgjigje të fortë. Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë ditë të keqe”, tha Kallas.