Lista serbe e sulmon ashpër priftin Janjiç: Po lufton për interesat e Kosovës


Lista Serbe ka thënë se igumeni Sava Janjiq nuk është më një prift. Ata thonë se Janjiq ka kohë që merret me çështje politike, përkatësisht lidhur me problemin e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Lista Serbe thotë se Sava Janjiq ka kohë që është distancuar nga politika shtetërore e Serbisë duke kërkuar rrugë përmes kompromisit dhe dialogut për Kosovën, shkruan B92, transmeton Periskopi.

“Aktualisht ai po fshehet prapa perdes së manastiri”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Sipas kësaj deklarate ‘roli i Janjiqit nuk është më të popullarizojë pikëpamjet e Kishës Ortodokse Serbe, sepse ai më nuk praktikon pikëpamjet teologjike por merret kryesisht me aksione që janë kundër politikave të shtetit të tij”, thuhet në këtë komunikatë.

“Sulmet e Janjiqit ndaj shtetit janë thirrje për anarki dhe Prishtina po shfrytëzon rastin të përfitojë nga ato, pasi që Janjiq po përfiton personalisht karshi pikëpamjeve të tij”, thuhet në deklaratë.

FacebookTwitterGoogle+WhatsAppViber

Baby Boo