Lista për ndihmë ende po përditësohet! Kur do të marrin qytetarët 6 mijë denarë?


Vauçerë prej 6 mijë denarëve për blerjen e produkteve vendore mbeti dëshirë e parealizueshme e Vitit të Ri për qytetarët. Pasi që dje drejtorja e DAP, paralajmëroi se Drejtoria deri në fund të kësaj jave duhet të dorëzojë listë të pastruar deri te Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, për atë se cilët qytetarë duhet të fitojnë vauçerë, reaguan një pjesë e qytetarëve sot.

“Nuk kam kontrolluar, jo… marr 15 mijë denarë, për 100 denarë nuk më takon. . . Si e vlerësoni këtë masë, si pozitive apo negative? Negative, nëse ka le të ketë për të gjithë, nëse s’ka, le të mos ketë për askënd”.

Një pjese të qytetarëve, shfrytëzues të pensioneve, nuk u nevojitet ndihma e Qeverisë.

“Jo, jo, unë jam pensionist. Kam pension dhe kështu po vazhdojë, mirë është.

Baby Boo